Thaqi: Luftuam deri në fund, nuk jemi inferior ndaj askujt

Armend Thaqi ka thënë se Ballkani duhet ta mbajë kokën lartë pavarësisht se pësoi humbje nga Viktoria Plzen.

Ballkani humbi me rezultat 1-0 në një ndeshje që ka mundur edhe të dal me pikë.

“Që nga fillimi e nisëm me luftë dhe luftuam deri në fund. Në bazë të lojës, ishim të bindur që golin do të na shënonin vetëm në atë mënyrë, me devijim apo diçka ngjashëm. Ashtu edhe ndodhi”.

“Pamë një ekip si Viktoria që në çdo ndërprerje e vononte ndeshjen. Nuk u dorëzuam pavarësisht që ishim në disavantazh. Kemi edhe pesë ndeshje dhe do të vazhdojmë tutje. Nuk kemi pse ta ulim kokën”.

“Mendoj që në këto ndeshje nuk do të futemi inferior ndaj askujt. Kemi eksperiencë. Pikët që i humbëm sot, do të mundohemi t’i kthejmë në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë fillimisht Thaqi.

Ai foli edhe për atmosferën në skuadrën dy herë kampion i Kosovës.

“Ne si klub kemi atmosferë fantastike. Na janë larguar tre lojtarët kryesorë, shto këtu edhe Lindonin që është i lënduar. Pavarësisht katër mungesave, ne kemi arritur ta sigurojmë grupin me paraqitje shumë të mirë. Kjo tregon për atmosferën që e kemi në skuadër, tregon për ekipin që kemi dhe nivelin që e kemi”, është thënë Thaqi për “Art Motion”.

Kuc thotë se nuk e merituan humbjen nga Plzen

Arsenali blindon Odegaardin me kontratë të re