Thaqi: Kur ke përballë një skuadër siç është Drita, mund të bëhen gabime

Malisheva është mposhtur nga Drita në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi ka humbur në shtëpi me rezultat minimal 0-1, shkruan Gazeta Olle.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi qendërsulmues Ardit Tahiri, i cili po kalon në formë fantasike me ekipin e tij të ri.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, i cili është shprehur i zhgënjyer me disfatën e pësuar nga Drita.

“Kur ke përballë një skuadër siç është Drita, është e kuptueshme që ekipet si Malisheva që nuk e kanë përvojën e duhur, mund të bëhen gabime. Mirëpo ajo që është me rëndësi është që gabimet të cilat i kemi bërë sot, të mos i përsërisim në ndeshjet e tjera për të marrë rezultat pozitive. Angazhimi i lojtarëve nuk ka munguar asnjëherë por me rëndësi këta lojtarë është të piqen më shpejt dhe gabimet të mos i përsërisim më”, ka deklaruar Thaçi.

/Gazeta Olle/

Isufi: Sot na erdhi fati dhe fituam tri pikë, nuk besoj që do ta kemi fatin gjithmonë

Ramadani tregon se kush është fajtori kryesor për rezultatet e dobëta të Prishtinës