Thaqi: Kjo fitore na jep qetësi dhe motiv, shpresoj mos të biem nga Superliga

Malisheva e ka filluar për mrekulli stinorin pranveror, duke arkëtuar tri pikë të plota.

Skuadra e Arsim Thaqit ka mposhtur Prishtinën në shtëpi, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 19-të, shkruan Gazeta Olle.

Kyetrajneri, Arsim Thaqi theksoi se skuadra e tij ishte e koncentruar në ndeshje dhe fitorja i jep qetësi në vazhdim.

“Kuptohet që kur luan ndaj Prishtinës duhet të marrim masat edhe të jemi të koncentruar, kjo fitore na jep një lloj qetësi edhe motiv për me vazhdu. Kemi disa lojtarë me përvojë, shpresoj mos të biem nga liga. I uroj të dy ekipet, sidomos ekipit tonë për angazhimin dhe fitoren”– tha Thaqi.

Pas kësaj fitore, Malisheva e sheh veten në pozitën e shtatë me 22 pikë, ndërsa Prishtina e pesta me 24 sosh

Në ndeshjen e ardhshme, malishevasit luajnë në udhëtim te Ulpiana, ndërsa Prishtina e pret në shtëpi Ballkanin.

/Gazeta Olle/

Llapi rikthehet në “Zahir Pajaziti” me fitore të pastër ndaj Ulpianës

Deklarata e Ibrakoviq pas humbjes nga Malisheva