Thaqi: Kemi arritur një fitore me shumë vështirësi

Malisheva ka shënuar fitoren e radhës në Superligë, duke mposhtur Feronikelin me rezultat 1-0.

Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, ka përgëzuar futbollistët e tij për fitoren e arritur ndaj Feronikelit.

“Feronikeli ka lojtarë me përvojë, që ne nuk i kemi, por ajo që na bën të jemi skuadër më e mirë është dëshira për të arritur fitoren.

Ishte ndeshje e fituar me shumë vështirësi, por e rëndësishme është që kemi arritur te pikët e plota”, ka deklaruar Thaçi.

Malisheva fitoi 1:0 me golin e realizuar nga Donart Vitija dhe tani pas pesë xhirosh, Malisheva ka tri fitore.

/Gazeta Olle/

Spektakël në ndeshjen Ramiz Sadiku – Fushë Kosova, përfundon ndeshja me nëntë gola të shënuar!

Isufi: Një ndeshje shumë e vështirë por një fitore e merituar