Thaqi flet për dy penalltitë e Prishtinës të cilat i kushtuan me humbje skuadrës së tij

Malisheva është mposhtur në xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Thaqit është mposhtur nga Prishtina në kryqytet, me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi ka thënë se ka dyshime për dy penalltitë e Prishtinës në ndeshjen që ekipi i tij e humbi me rezultatin 2:1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

‘Ekuilibrin e lojës tonë e prishën dy penalltitë për të cilat i kam dilemat e mia. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë sepse nuk kishim çfarë të humbim. Arritëm të shënojmë një gol por nuk shfrytëzuam edhe rastet tjera që i patëm. Prishtinës i uroj fitoren’, tha trajneri i Malishevës.

Prishtina tashmë renditet në pozitën e pestë në tabelë me 13 pikë, një pozitë më poshtë gjendet Malisheva me 12 sosh.

/Gazeta Olle/ 

Kosova U-19 në konkurrencën e femrave i nis me fitore kualifikimet për ‘Euro 2022’

Elshani zbulon problemin me të cilin po përballet Feronikeli