Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaqi u shfaq i kënaqur me lojën e skuadrës së tij ndaj Drenicës, shkruan Sheshi.info
Thaqi theksoj se fitorja erdhi pasi lojtarët luajtën me zemër.
“Kemi bërë një lojë me zemër, lojë që na ka nevojitur në fushën ton pas disa vështirësive. Nuk kemi kontinuitetin pasi nuk kemi edhe përvojën, por normale kur të luash me zemër fiton edhe ndeshjen”.
“Kemi pasur mungesa, por i kemi zëvendësuar dhe ata lojtarë dëshmuan se meritojnë të luajnë”, tha Thaqi.