Thaqi: Fitore që na ndihmon për ndeshjet e ardhshme

Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e pestë të Albi Mall Superligës.

Bardhekaltrit kanë mposhtur Trepçën ‘89 në udhëtim me rezultat 3-2, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaqi ka thënë se kjo është një fitore që e ndihmon ekipin për ndeshjet e ardhshme.

“Pas humbjes që pësuam në shtëpi nga Drenica, nuk ishte e lehtë t’i ktheheshim fushës së lojës. Kemi lojtarë cilësorë. Megjithatë, është një fitore e rëndësishme për ekipin tonë që na ndihmon për ndeshjet e ardhshme. Kemi marrë gola që nuk është dashur t’i marrim, por ky është futbolli. E uroj ekipin për angazhimin dhe fitoren. Shohim para për ndeshjet e ardhshme”, është shprehur trajneri Thaqi. /Gazeta Olle/ 

Batatina: Gjyqtarët e rinj nuk kanë potencial për derbi, ne duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës

Idrizi: Krijuam shumë por nuk arritëm ta kthejmë rezultatin