Thaqi: Fati na mungoi sot, për mendimin tim ka pasur një penallti

Llapi ka shënuar fitore në xhiron e 31-të të Superligës së Kosovës në futboll dhe të katërtën rresht.

Skuadra e Batatinës ka mposhtur me rezultat të pastër 2-0 Malishevën në udhëtim, shkruan Gazeta Olle.

Kryetrajneri i Malishevës Arsim Thaqi ka thënë pas ndeshjes se skuadrës së tij i ka munguar fati, ai potencoi se skuadra e tij duhet t’i përmirësojë gabimet.

“Fati na mungoi sot. Kemi krijuar shumë shanse. Në fillim të pjesës së parë, për mendimin tim, ka pasur një penallti.

Ne vazhdojmë tutje të punojmë për ndeshjet e tjera. Normal, duhet t’i përmirësojmë gabimet dhe të na përcjellë fati.

Pjesa e poshtme nuk na jep qetësi para golit dhe kjo ka ndikuar që të mos e kemi qetësinë e duhur, pasimin e fundit apo përfundimin e aksioneve”, ka thënë trajneri Thaqi.

/Gazeta Olle/

Daja: Çështja e titullit është e mbyllur, i uroj këtë sukses të gjithë qytetit

Kombëtarja U19 zhvilloi grumbullim treditor para turneut “Roma Caput Mundi”