Trajneri i FC Suharekës, Arsim Thaqi në një intervistë për GazetaBlic Sport u shpreh i lumtur me punën e ekipit në fazën parapërgatitore para fillimit të pjesës tjetër të mbetur të sezonit në Ligën e Parë të Kosovës.
Thaqi ndër të tjerash potencoi se Suhareka ka synim promovimin në Superligë në edicionin e ardhshëm.
“Jam i kënaqur me skuadrën kemi kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për pjesën tjetër të sezonit, lojtarët e rinj po adaptohen. Jam i kënaqur me transferimet dhe kushtet që janë te skuadra e Suharekës”, tha fillimisht ai.
Thaqi tutje u shpreh i lumtur me përforcimin në shtabin e trajnerëve ku së fundmi klubit iu bashkua në rolin e ndihëms-trajnerit, Armend Simnica.
“Normalisht, e njoh edhe më herët, ka punuar shumë te Prishtina, në kohën e tij ka dalur edhe kampion, është me eksperiencë që i shton shumë cilësi skuadrës. Çdo gjë po shkon mirë deri tani, synimi ynë që të luajmë në Superligë në vitin e ardhshëm”.
Jemi në kërkim edhe të një qendërmbrojtësi, përndryshe jemi afër që ta mbyllim merkaton.
Synimi ynë është që të promovohemi në Superligë si kampion pasiqë edhe vendi i parë siguron kualifikimin direkt që është më e lehtë, janë edhe 13 ndeshje kundërshtari ka diferencë me pikë, por ne do presim që ata të gabojnë dhe ne të fitojmë ndeshjet tona”, tha për fund Arsim Thaqi.