Thaqi: E uroj Gjilanin për fitore, mungesat që i patëm erdhën në shprehje në pjesën e dytë

Sot u rikthye në aksion elita e futbollit kosovar, ku në program ishin dy takime të xhiros së 17-të.

Gjilani me mjaft mund ka mposhtur Malishevën në shtëpi, shkruan Gazeta Olle.

Kuqebardhët arritën të përmbysin rezultatin, duke fituar 3-1 në fund të takimit.

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, e ka vlerësuar lartë skuadrën e Gjilanit, por ka thënë se ishte kartoni i kuq që e penalizoi skuadrën që ai drejton.

Me Gjilanin edhe me forca të barabarta është e vështirë të ballafaqohesh. Ishim mirë deri kur lojtari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Mungesat që i patëm erdhën në shprehje në pjesën e dytë.

Kuptohet që minutat sa më shumë që kalonin, dominimi shtohej nga Gjilani. Kemi disa ndeshje që pësojmë gola në të njëjtën mënyrë por e uroj Gjilanin për fitore”, tha fillimisht Thaqi.

Ndeshjen e radhës, Malisheva e luan kundër Dukagjinit.

“Nëse e fitojmë ndeshjen e ardhshme ndaj Dukagjinit do të ishte mirë. Malisheva sivjet ka hyrë në Superligë. Nuk e ka traditën dhe eksperiencën. Gjithë këta faktorë i tejkalojnë objektivat tona deri tani”, u shpreh pas ndeshjes trajneri Thaqi.

/Gazeta Olle/

West Ham mposhtë Chelsean në ndeshjen spektakolare në Londër

Hyseni: Dominuam takimin në të dyja pjesët