Malisheva nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Dukagjinit, në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Ky rezultat e lë skuadrën e Arsim Thaqit në pozitën e tetë në tabelë, pozitë kjo që dërgon në barazh, shkruan Gazeta Olle.
Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, ka theksuar pas ndeshjes se skuadra e tij, por edhe vetë ai, kanë qenë në presion të madh për ndeshjen me Dukagjinin.
“Normal që nuk është e lehtë ta udhëheqësh një skuadër si trajner, por nuk është e lehtë as për lojtarët. Kemi qenë në presion. Dukagjinit i është dashur barazimi dhe e ka pasur më të lehtë se ne që e kemi ndjekur fitoren.
E përgëzoj çdo lojtar për angazhimin. E kemi edhe një ndeshje tjetër për ta siguruar qëndrimin në Superligë dhe do të mundohemi të japim më të mirën”, ka thënë Thaqi.
Malisheva në barazhin e Superligës do të ketë punë me Vushtrrinë, në ndeshjen e cila zhvillohet më 28 maj në “Zahir Pajaziti”.
/Gazeta Olle/