Malisheva është mposhtur në udhëtim te Drita, me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta Olle.
Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaqi pas ndeshjes tha se mungesa e disa lojtarëve ka penalizuar edhe skuadrën e tij sot në përballje me Dritën.
Megjithatë, Thaqi vlerësoi paraqitjen e Dritës pavarësisht se tha që ekipi i tij humbi falë një gabimi.
“E kemi ditur se kemi një përballje të vështirë me Dritën. Po na mungon edhe përvoja e disa lojtarëve, sot kemi qenë në mungesë të dy qendërmbrojtësve Kryeziut e Xhakës. Jo se është vërejtur shumë mungesa e tyre, por Drita fitoi falë gabimit tonë. Kemi bërë përpjekje për të barazuar rezultatin, por na mungon përvoja e disa lojtarëve, po të kishim mundim së paku të fitonim një penallti”, tha Thaqi.
Malisheva pas kësaj humbje bie në pozitën e shtatë me 12 pikë.
/Gazeta Olle/