Thaqi: As për fitoren e Prishtinës nuk kam pasur më shumë urime sesa për fitoren e Malishevës

Trajneri i FC Malisheva, Arsim Thaçi në TV Malisheva u deklarua se nuk ka pasur më shumë urime as kur fitonte ekipi që ai dikur drejtonte, Prishtina, sesa urimet që mori për fitoren e Malishevës.

Ai është shprehur se është e pabesueshme sa shumë urime ka marrë për fitoren e skuadrës së tij, që e bëri atë kampion të Ligës së Parë.

“Unë kam qenë te Prishtina, me Prishtinën kam luajtur në Europa Ligë edhe kur kam fituar ndeshjen e fundit që realisht klubi është bërë nënkampion edhe nuk kam pasur më shumë urime sesa kur e kam shti Malishevën në Superligë, qaq urime kam marrë, saqë eshtë e befasueshme”, tha Thaçi.

Kujtojmë se Malisheva e përfundoi sezonin 2020/21 në pozitën e parë të Grupit A, me plot 60 pikë në 27-të ndeshje.

/Gazeta Olle/