Thaçi për emisionin “Dardanët”: Kryeziu vijon të gabojë, nuk e kuptova daljen e portierit

Kosova u mposht me rezultatin 2-0 në Volos përballë Greqisë dhe humbi përfundimisht shpresat për të marrë vendin e parë në grup, teksa duke folur për emisionin “Dardanët” në SuperSport, Arsim Thaçi vuri theksin te gabimet e futbollistëve të drejtuar nga Alain Giresse.

Ndonëse pranoi vështirësitë e Kosovës për shkak të mungesave të shumta, Thaçi evidentoi gabimin e Kryeziut në rastin e golit të parë dhe atë të Sahitit në të dytin.

“Është një humbje deri diku e pritshme, për vetë problematikat që kishte Kosova para kësaj ndeshjeje. Megjithatë edhe sot ne gabuam vetë në rastin e golit të parë, por edhe te i dyti. Natyrisht që goli i dytë nuk ka vlerë, por nuk e kuptova pse duhej të dilte portieri, për një goditje dënimi nga gjysmëfusha jonë dhe shumë larg portës. Sa i përket golit të parë, shohim sërish Kryeziun, që është gjithmonë një kohë me vonesë kur futet në kërcim. Gaboi tërësisht në rastin e golit të parë”, u shpreh Arsim Thaçi.

Përfundon ndeshja, Kosova mposhtet në udhëtim te Greqia

Giresse shmang komentet për listën: Me kaq mungesa nuk bënim dot më shumë