Drita ka shënuar fitore në xhiron e 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Bardhekaltrit mposhtën Malishevën me rezultat 3-1, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, shkruan Gazeta Olle.
Malisheva ishte e para që kaloi në epërsi, por më pas u përmbys nga skuadra e Ardian Nuhiut.
Pas ndeshjes për Art Sport foli trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, i cili tha se humbja nuk përcakton mbetjen e skuadrës së tij në elitë.
“Bëmë një paraqitje të mirë, ekipi kundërshtar ishte shumë cilësor, ne ishim në një presion pas golit të shënuar, rezultati erdhi falë gabimeve tona.Normalisht që çdo humbje shkakton probleme në vazhdimësi, por kjo ndeshje nuk determinon mbetjen tonë në elitë, ka ende ndeshje tjera”, tha Thaçi.
/Gazeta Olle/