Thaçi: Gjyqtari Gramoz Shala ndikoi direkt në rezultat ndaj Gjilanit

Malisheva dhe Gjilani kanë luajtur baras pa gola 0-0 në sfidën e xhiros së 26-të në BKT Superligë.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga dy skuadrat me raste shënimi në dy anët, por që vendasit janë ankuar në ndarjen e drejtësisë.

Malisheva ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku ka kritikuar ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Gramos Shala dhe nga ekipi i VAR-it në krye me Dardan Çakën.

Por pasi ka rishikuar ndeshjen në transmetim, trajneri Arsim Thaçi është shprehur i indinjuar me atë që ka pa se si janë dëmtuar sipas tij.

Në një prononcim për Gazetën Olle, Thaçi ka thënë se në bazë të asaj që ka parë gjyqtari ka ndikuar direkt në rezultat.

“Në bazë të asaj që kam parë në transmetim, gjyqtari kryesor Gramos Shala ka ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjes”, tha Thaçi.

Ai është i bindur se gjyqtari Shala do të dalë në komision pasi ka qenë i njëanshëm.

“Më vjen keq që unë duhet me komentuar gjyqtarin, por vërtet nuk ka qenë në nivel të detyrës”.

“Federata ka organe që merren me vlerësimin e gjyqtarëve dhe jam i sigurt që ky gjyqtar do të dal në komision”.

“Në ndeshjen ndaj Gjilanit gjyqtari Gramos Shala ka qenë i njëanshëm”, u shpreh trajneri i Malishevës.

/Gazeta Olle/

Klasikja kosovare zhvillohet në Gjilan, ndërkohë në Suharekë lideri pret Drenicën

Risitë në listën e Kombëtares dhe objektivat ndaj Spanjës e Gjeorgjisë, flet Edoardo Reja