Malisheva ka arritur një fitore të madhe pasi ka mposhtur Ulpianën me rezultat të ngushtë 1-0.
Goli i Ronald Sobowales ka qenë vendimtar për t’i dhuruar tri pikët skuadrës së drejtuar nga trajneri Arsim Thaqi.
I pari i shtabit teknik të Malishevës ka folur pas kësaj fitore, duke thënë se do të jetë një ndihmesë në luftën për mbijetesë.
“Është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme. Ulpiana bëri një lojë të mirë dhe na vuri në vështirësi”.