Tha se Prishtina ia ktheu borxhin Drenicës, Tahir Lushtaku i reagon ashpër Faruk Statovcit

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj trajnerit Faruk Statovci, i cili hodhi dyshime mbi vërtetësinë e ndeshjes Drenica-Prishtina.

Lushtaku deklaroi në emisionin sportiv “2me1” që kjo deklaratë e Statovcit është e turpshme.

“Kjo vërtetë është e turpshme dhe vjen nga një ish-futbollist i Drenicës, për të cilin kam respekt. Është një akuzë e rëndë, e cila bëhet pa kurrfarë baze”, deklaroi Lushtaku.

“Sinqerisht unë nuk e di gjendjen në të cilën ndodhet Statovci”.

“Ne si klub do ta padisim Statovcin. Ai le t’i paraqitë faktet dhe argumentet e veta para prokurorisë”, theksoi ndër tjera Lushtaku.

Drenica mposhti Prishtinën me rezultat 2:1. /Gazeta Olle/

Ardit Tahiri i Dritës, shpallet YLLI I JAVËS

Gjyqtari i njohur kosovar delegohet nga UEFA për ndeshjen Club Brugge – PSG