Tevezi si Baggio e Del Piero

Dy gola dhe një assist, kanë bërë që mediat italiane, veçanërisht Gazzetta dell Sport ta krahasojë sulmuesin e Juventusit, Carlos Tevez me legjendat e Italisë, Roberto Baggio e Alessandro Del Piero.

Juventusi mundi 3:0 në udhëtim Borussia Dortmundin, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Unë vetëm po bëjë punën time”, tha Tevez.