Tevez kthehet te Boca

Presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici në intervistën e fundit la të kuptohet se sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez mund të bashkohet me klubin e tij një vit më herët para se ti skadojë kontrata.

Sulmuesi argjentinas Tevez, ka lënë të kuptohet tashmë se ai nuk do të rinovojë kontratën e tij Juventus, e cila skadon në vitin 2016, në mënyrë që të kthehet në vendin e tij dhe klubin e tij të fëmijrisë.

Megjithatë, në një intervistë me Fox Sport , presidenti i klubit argjentinas thotë se Tevez do të mund të arrijnë më Argjentinë edhe më herët, transmeton ‘Gazeta Olle’.

“Ne biseduam me Carlitos më 5 shkurt, kur ishte ditëlindja e tij”, zbuloi Angelici.

“Ne shpresojmë për kthimin e tij në Boca. Unë nuk do të çuditesha nëse Tevez zgjidh kontratën e tij me Juventusin, një vit më herët që të vijë të luaj për ne”.