Tevez kthehet në Argjentinë, arrin marrëveshje me një klub?

 

Boca Juniors raportohet se ka arritur marrëveshje me sulmuesin Carlos Tevez për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

31-vjeçari spekulohet se do të rikthehet te ish-klubi pavarësisht se ka edhe një vit në kontratën aktuale me Juventusin.

Sipas Calciomercato, marrëveshja mes Tevezit dhe Bocas është arritur, por mësohet se Juventusi nuk do ta lejojë të largohet para skadimit të kontratës.

Tevez shënoi golin e fitores të dielën ndaj Genoas.