Teuta synon përmbysjen e madhe, Laçi për shëtitje në Belgjikë

Teuta përballë misionit për një tjetër përmbysje mrekullish në terrenin europian, këtë herë ndaj Shamrock Rovers.

Kampionët e Shqipërisë, zbresin në fushën e Elbasan Arena këtë të enjte një orën 20, me vendosmërinë për të kaluar në Play offin e Conferencë League, mision për të cilin duhet të përmbysin humbjen e parë të pësuar në shifrat minimale, 1-0 të pësuar në minutat e fundit të sfidës së parë të luajtur para një jave në Dublin.

Mision i vështirë, natyrisht duke patur parasysh atë që shfaqën irlandezët në ndeshjen e parë, e megjithatë për Edi Martinin dhe djemtë e tij gjithçka është e mundur, duke kujtuar edhe përmbysjen fantastike që realizuan ndaj Inter Escaldes për të arritur në këtë fazë. Lajmet e mira për teknikun shkodran nuk mungojnë, duke nisur nga rikuperimi i heroit të saj arritjeje, Sebino Plaku, që shënoi një dygolësh dhe tanimë është gati për të dhënë sërish kontributin e tij për skuadrën, natyrisht me më shumë vetëbesim.

Një rikthim po kaq i rëndësishëm mund të konsiderohet edhe ai i Albano Aleksit që ka përfunduar pezullimin për shkak kartonësh, lojtar kyç për bregdetarëve me grintën , e cilësitë e tij që i lejojnë mesfushorit që edhe pse jo në rolin e tij natyral, të formojë bashkë me Renato Arapin edhe dyshen e qendrës së mbrojtjes duke i dhënë siguri repartit, teksa Todorovski dhe Xhekson pritet të luajnë nga krahët.

Diga para mbrojtjes mund të formohet nga Emiljano Vila dhe Daja, ndërsa sulmi me detyrën për të shënuar shikon Seferin, Kallakun dhe pikërisht Plakun në mbështetjes të qendrës Georgiev. Formacion bindës, pavarësisht mungesës së Lorenco Viles, edhe pse në kampin bregdetar kanë besimin se e kanë të gjithë potencialin për një arritje fantastike duke shkruar një faqe të artë në historinë europiane të klubit edhe falë mbështetjes së tifozëve në “Elbasan Arena”, për të gjithë të tjerët që nuk do të mund të jenë aty, emocionet e sfidës vijnë drejtpërdrejt me transmetimin e saj në Supersport.

Pas një humbjeje 3-0 edhe për tifozin më optimist të Laçit, është e vështirë të imagjinohet një përmbysje e kurbinasve në ndeshjen e kthimit përballë Anderlecht në Belgjikë, e megjithatë kjo nuk do të thotë kurrsesi se skuadra e Shpëtim Duros shkon në Bruksel për shëtitje, përkundrazi.

Këtë të enjte në orën 20.00 kurbinasit dëshirojnë të bëjnë një paraqitje të denjë në një skenë prestigjioze të futbollit europian si stadiumi i Anderleht, ku belgët e Vincent Kompany do të kenë edhe mbështetjen e tifozerisë së tyre të zjarrtë. Sfida e parë evidentoi diferencat e mëdha mes dy skuadrave, natyrisht bëhet fjalë për një Anderleht që ka një formacion prej thuajse 100 milionë eurosh, diçka e paimagjinueshme për një skuadër shqiptare, e megjithatë Laçi do të bëjë pjesën e tij, e ndoshta mund të shprehet më mirë pa presionin e rezultatit.

KF LACI – CS UNIVERSITATEA CRAIOVA 1-0 »Oluzii lui Ouzounidis, humiliating  defeat in the 2nd preliminary round of the Conference League!

Gjithsesi një motivim ekstra për lojtarët mund të jetë se bëhet fjalë për një vitrinë të rëndësishme europiane ku mund të vënë në dukje vlerat e tyre në funksion të karrierës dhe ndonjë transferimi të mundshëm në të ardhmen. Trajneri Duro vështirë se do të ketë sërish elementin kryesor të sulmit, Mentor Mazrekaj, mungesa e të cilit padyshim ka penalizuar kurbinasit që u shfaqën në vështirësi në fazën krijuese në sfidën e luajtur një javë më parë, por gjithsesi një ngushëllim vjen nga rikthimi i Julian Shehut.

Anderleht-Laçi për kurbinasit mbetet një sfidë për tu shijuar duke testuar edhe emocionet e skenave të mëdha europiane, por padyshim edhe me obligimin për të bërë mirë në atë që mund të jetë epilogu i një aventure të bukur vere europiane, ku Laçi i ka dhuruar tifozëve të tij shumë emocione.

Dukagjini shembull, vaksinon të gjithë skuadrën para nisjes së kampionatit

Paralajmërimi i PSG-së: Ky është vetëm fillimi…