Kampionët e Shqipërisë kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Edi Martin.
Edi Martini mori drejtimin e djemve të detit me 15 dhjetor 2019, ku në edicionin e parë kishte fituar Kupën e Shqipërisë, pas fitores në finale ndaj Tiranës me rezultat 2-0.
Pas një viti të suksesshëm me durrsakët, Martini arriti të shpallë kampion Teutën në edicionin 2020/21.
Dy trofe në dy vite duket se nuk bindën drejtuesit e Teutës, ku pas dy viteve erdhi dhe ndarja me 47 vjeçarin shkodran.