Teuta pëson humbje nga Shamrock, përshëndetet nga garat evropiane

Teuta ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në Conferece League përballë Shamrock Rovers me rezultat 2-0.

Kampionët e Shqipërisë kishin humbur edhe ndeshjen e dytë me rezultat 1-0, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Mesfushori Rory Gaffney ishte ai që shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 20-të.

Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa irlandezët shuan shpresat e vendasve në pjesën e dytë.

Ishte sërish Gaffney që shënoi për 2-0 në minutën e 62-të.

Të gjitha klubet shqiptare janë eliminuar nga garat evropiane.

Laçi humb edhe në Belgjikë dhe eliminohet nga Liga e Konferencës

Drita në bisedime me top sulmuesin e Besës, Ardit Tahiri