Skuadra e Gjilanit pritet të mbetet pa mbrojtësin e tyre, Franc Veliu.
Tashmë kur është hapur merkato e dimrit, klubet nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut po “peshkojnë” tek njëra-tjetra për të siguruar shërbimet e futbollistëve dhe për t’u përforcuar në pozicionet ku po çalojnë.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se nga skuadra e Gjilanit pritet të largohet mbrojtësi i njohur, Franc Veliu, i cili mund të vazhdojë karrierën në Kategorinë Superiore.
33 vjeçari nuk kishte shumë hapësira këtë edicion tek skuadra e Ismet Munishit dhe tashmë largimi i tij pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim.
Për mbrojtësin ka shprehur interesim skuadra kampione e Shqipërisë, KF Teuta – e cila mund ta transferojë atë në këtë merkato.