Teuta me përmbysje fantastike eleminon amatorët e Inter Club d’Escaldes

Ka përfunduar ndeshja e dytë mes Inter Club d’Escaldes dhe Teutës me rezultat 0-3.

Kampionët e Shqipërisë kanë arritur ta përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, duke eleminuar kështu skuadën amatore të d’Escaldes pas vazhdimeve, shkruan Gazeta Olle.

Kaltërbardhët kalojnë tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Heroi i durrsakëve ishte Sebino Plaku i cili realizoi dy gola (25′) dhe (80′). Ndërsa golin e tretë e realizoi Sherif Kallaku nga penalltia në minutën e (105′).

Ishte ky një rikthim i pritur nga Teuta në Andorra, pas humbjes shokuese në ndeshjen e parë në Shqipëri.

Shamrock Rovers është skuadra kundërshtare e Teutës në fazën tjetër të garës së re të UEFA-s.

/Gazeta Olle/

Katërshja e gjyqtarëve kosovarë delegohet nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në Ligën e Konferencës

Zyrtare: Manchester United transferon Raphael Varanen