Teuta konfirmon ndarjen me Karabecin, lojtari pritet të prezantohet në Kosovë

Erando Karabeci nuk do të jetë më pjesë e Teutës.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin kryeqytetas.

32-vjeçari pritet të nisë një eksperiencë të re në Superligën e Kosovës, me kampionët e Prishtinës. Karabeci nuk ishte një titullar stabël te blutë e Teutës, por kontributi i tij ishte i madh për aq sa luajti, për profesionalizmin që tregoi. Ai shënoi edhe një gol me durrsakët gjatë sezonit që u mbyll.

NJOFTIMI I TEUTËS:

Faleminderit Kampion!

KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Erando Karabeci, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë, stafin dhe ekipin. Faleminderit Erando për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!

Dita e Nedim Bajramit, Edi Reja me sytë nga CAS-i për fantazistin

FANTASTIKE: Bersant Celina kalon problemet shëndetësore, në shtator i gatshëm për Kosovën