Ulpiana ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Drenicës, duke e mposhtur me rezultat 1-0, me golin e shënuar në fund të takimit, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes, trajneri i lipjanasve, Edlir Tetovai është prononcuar për media, duke theksuar se pjesa e dytë ishte vendimtare, ku ekipi i tij rregulloi ekuilibrin dhe arriti deri te fitorja.
‘Ne vinim nga rezultatet pozitive të skuadrës dhe ishte gjë e mirë për ekipin. Brenda ekipit morali me të vërtetë është shumë i lartë. Provuam disa herë kundërsulmin ndërsa në pjesën e parë kishim defekte në mbulimin e pozitave në mesfushë.
“Gjatë pjesës së dytë e rregulluam ekuilibrinë tonë dhe arritëm që ta fitojmë këtë duel”, tha pas takimit Tetova për Art Sport.
/Gazeta Olle/