Tetova i pakënaqur me rezultatin, zbulon kur do të luajë Ulpiana në stadiumin “Sami Kelmendi”

Xhiro e gjashtë në Superligën e Kosovës kishte në program duelin ndërmjet dy skuadrave të inkuadruara në elitë.

Ulpiana priti Dukagjinin në përballjen e cila u mbyll pa gola, 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, pas takimi është pronocuar për media ku ka bërë të ditur se ndeshja ndaj Dritës do të luhet në “Sami Kelmendi”.

“Të them të drejtën nuk jam shumë i kënaqur me rezultatin, na dëmtuan ndrrimet e detyruara dhe nuk mund të jepnim atë që kishim përgatitur edhe për shkak të mungesave”.

“5 pikë me kaq ndeshe nuk është se janë shumë, por duket ditur problemet që kemi jemi të detyruara të kënaqemi me këto pikë që kemi. Jemi pa “shtëpi” aktualisht por ndeshja me Dritën do të luajmë vendas me tifozët tanë në stadiumin tonë”, tha ai për Art Sport.

/Gazeta Olle/

Dallku: Po luajmë mirë dhe po prodhojmë shumë, por megjithatë jemi duke shënuar pak

Batatina tregon nëse barazimi ndaj Drenicës ishte rezultat real