Tetova: Ende nuk e keni parë Ulpianën e vërtetë

Edlir Tetova është ndarë i kënaqur me ndeshjen e zhvilluar në Merdare, por jo edhe me terenin i cili ishte i vështirë për t’u zhvilluar ndeshja sipas trajnerit te Ulpianës.

Skuadra nga Lipjani në udhëtim ndaj Llapit, nuk arriti t’i mbroj tre pikë dhe është dashur të ndahet e kënaqur me vetëm një pikë.

Kjo ndeshje u mbyll 1:1, të parët në epërsi kaluan lipjanasit me Argjend Mustafën, derisa me në minutat e fundit barazoj skuadra nga Podujeva me Firminio shkruan Gazetasheshi.com

“Ne jemi një ekip i ri në Superligë dhe ende akoma nuk keni parë Ulpianën e vërtetë. Tereni këtu nuk ishte i përshtatshëm kjo vlejti për të dyja skuadrat, por në ndeshjet në vazhdim shpresojmë të bëjmë më mirë”.

“Ne kemi marrë një konfirmim se ndeshjet si vendas do t’i zhvillojmë ndeshjet në Suharekë, derisa njëkohësisht kemi marrë edhe një lajm të mirë, pasi në ditën e hënë fillojnë edhe punimet në stadiumin tonë”.

“Kështu që për një javë, maksimumi dy mund të jemi sërish prezent në fushën tonë”, tha Tetova.

Valon Zymberi: Tingëllonte absurde që VAR të jetë në Kosovë, ia heq kapelën Agim Ademit

Dardanët e jashtëzakonshëm, triumfojnë në Evropianin në Prishtinë