Ulpiana e ka filluar me humbje stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra nga Lipjani është mposhtur me rezultat 2-0 në udhëtim te Llapi, në kuadër të xhiros së 19-të, shkruan Gazeta Olle.
Pas humbjes ka folur trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, i cli tha se skuadrës së Llapit i shkoi për shtati çdo gjë.
“Në pjesën e parë kishim mundësi të shënonim, por futbolli kështu e ka. Në pjesën e dytë u shfaq një skaudër krejt ndryshe, duhet t’i pranojmë. Çdo gjë i shkoi për shtati Llapit.
Sigurisht Santosi është sulmuesi ynë kryesor. Mungesa e tij vërehet. Sigurisht edhe ata që luajtën nuk bën keq. Golat e Santosit janë të vlefshëm, por në skuadrën tonë golat janë të shpërndarë” -tha Tetova.
Pas kësaj humbje, lipjanasit renditen në vendin e nëntë me 18 pikë, ku edhe rrezikojnë rënien nga Superliga.
/Gazeta Olle/