Si sot, 8 vjet më parë, Kosova u bë anëtarja më e re e familjes së futbollit evropian, UEFA, në Kongresin e 40-të të mbajtur në kryeqytetin e Hungarisë – Budapest.
3 maj 2016 është data që ka hyrë në analet e historisë së Kosovës, e në veçanti futbollit, pasi Kosova u bë anëtarja më e re e UEFA-s.
Ky ishte vendimi që i dha fund izolimit të padrejtë të futbollit kosovar prej dy dekadash e gjysmë.
E gjitha erdhi nga Kongresi i 40-të i mbajtur në Budapest të Hungarisë, mes emocioneve, tensionit dhe ankthit.
Në Kongres, Kosova ka marr besimin e 28 anëtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit dhe kundër saj ishin 24 shtete, gjersa dy abstenuan.
Pranimi në UEFA i parapriu pranimit në FIFA me 13 maj, ku Kosova u bë anëtarja e 210-të, pasi mori 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat valide në Kongresin e 66-të të FIFA-s.