Tetë vite më parë kishte thënë se Balotelli nuk ka tru, italiani shënon gol spektakolar dhe i feston para fytyre trajnerit të Besiktasit (Video)

Mario Balotelli nuk ndalet së qeni protagonist.

Së fundmi, 31-vjeçari hyri si zëvendësues për Adana Demirspor në sfidën ndaj Besiktasit duke shënuar një gol dhe duke dhuruar asistin në barazim e çmendur 3-3 të dyja skuadrave.

Por më e bukura vjen më pas. Në momentin e festimin të golit, Balotelli shkoi drejt stolit të Besiktasit duke bërë një gjest kundrejt trajnerit Sergen Yalcin.

Ky i fundit, në vitin 2013 deklaronte se Balotelli ishte ‘’lojtar pa tru’’ pas një rasti flagrant të humbur në atë kohë në një ndeshje kundër Los Angeles Galaxy.

Por Balotelli nuk e harroi atë frazë, duke hyrë në fushë për tu hakmarrë ndaj trajnerit që e ofendoi 8 vite më parë. Adana Demirspor mori një barazim të madh 3-3 pasi Besiktasi ishte në avantazhin e tre golave.

Broja i bën të gjitha, gol i anuluar, penallti e humbur dhe kualifikim me Southamptonin

“Carabao Cup” vazhdon me gjashtë përballje, ‘spikat’ Man United – West Ham