Tetë vite dënim për Blatterin dhe Platinin

FIFA ka konfirmuar se edhe Sepp Blatter edhe Michel Platini janë suspenduar për tetë vjet nga futbolli.

Në komunikatën e organizatës më të madhet të futbollit përmendet transferimi i dy milionë frangave nga zvicerani te francezi në shkurtin e vitit 2011.

Më tej thuhet se Blatter, si president i FIFA-s e ka autorizuar pagesën te Platini, pa ndonjë bazë ligjore apo marrëveshje të nënshkruar mes dy zyrtarëve.

“As në deklaratën e tij të shkruar as në seancën dëgjimore, Blatter nuk arriti të tregojë ndonjë pazë ligjore për pagesën”, thuhet në mes tjerash në kumtesën prej 40 faqesh që është publikuar nga FIFA.

Krahas suspendimit, Blatter është gjobitur edhe me 50.000 franga zvicerane, kurse Platini me 80.000.