Tetë ndryshime nga lista e fundit – prurjet dhe largimet e Glihas

Primoz Gliha sot ka publikuar listën e lojtarëve që do të luajnë për Kosovën në dy duelet e muajit tetor në eliminatoret e Euro 2024, kundër Andorrës dhe Izrealit.

Risia më e madhe e listës së ‘Dardanëve’ është Qëndrim Zyba, mesfushori i Ballkanit, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer. AI ishte ndër më të mirët në fushë edhe në fitoren 2-0 kundër Dinamo Zagrebit në Ligën e Konferencës.

Edhe pse janë grumbulluar edhe më parë, lojtarë si Ismajl Beka, Altin Zeqiri dhe Shkëlqim Vladi nuk kanë debutuar ende me përfaqësueses e Kosovës.

Në listë mungojnë emr si Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresevic, Valon Berisha, Ermal Krasniqi, Arbër Zeneli, ndërsa dyshja Andi Hoti dhe Valon Zumberi sërish pritet të jenë te Kosova U21.

Tre janë të ftuar pra nga elita e futbollit vendor: Qëndrim Zyba dhe Lumbardh Dellova (Ballkani) dhe Ilir Krasniqi (Llapi).

Kosova luan ndaj Andorrës si mysafir me 12 tetor dhe pas tri ditësh, pra me 15 tetor pret Izraelin në “Fadil Vokrri”.

Kosova renditet në vendin e parafundit në grupin I me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje.

Kosova U17 e mposht Gjeorgjinë në “Zahir Pajaziti”

Ndeshjet e xhiros së tretë në basketboll, derbi kryesor të enjten