Tetë ndeshje pa fitore, Hasi e nis me këmbë të mbarë rrugëtimin e ri te Mechelen

Zyrtarizimi i Besnik Hasit si trajner te skuadra belge, Mechelen, para pak ditësh, duket se ka dhënë efektin e duhur te ekipi.

Mes kampionatit dhe Kupës së Belgjikës, klubi nuk kishte fitore prej tetë ndeshjesh duke u futur në një krizë të thellë rezultatesh.

Mirëpo, ekipi u rikthye te fitorja në elitën e kampionatit belg teksa mposhti me shifrat 1-0 Cherleroi me trajnerin shqiptar që iu gëzua triumfit duke e ndjekur skuadrën e tij të re nga tribuna. Hasi është një trajner me mjaft eksperiencë, sidomos në Belgjikë ku fitoi edhe titullin kampion si dhe Kupën nën drejtimin e Anderlecht.

Aktualisht, skuadra e Hasit renditet në vendin e 11-të me 15 pikë dhe synimi i tij është që Mechelen të renditet në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit për të qenë pjesë e ekipeve që luftojnë për titullin.

Mungesa të shumta, Gliha bën disa ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Izraelin

Edon Zhegrova luan si titullar me Lille