Tetë klubet shqiptare në raundin e dytë të Ligës së Konferencës: Prishtina, Drita, Partizani, Teuta, Vllaznia, Laçi, Shkëndija dhe Shkupi

Janë tetë klube shqiptare që do të luajë në Ligën e Konferencës në turin e dytë, me disa prej tyre që kaluan turin e parë, e disa do të vijnë nga Liga e Kampionëve ku u eliminuan.

Prishtina si kampion i Kosovës, Teuta e Shqipërisë dhe Shkëndija i Maqedonisë së Veriut janë eliminuar nga gara më e madhe me humbje bindëse.

Këto klube do të kthehen në Ligën e Konferencës, ku i presin Drita, Partizani, Vllaznia, Laçi dhe Shkupi, që kanë kaluar raundin e parë.

Tashmë dihen edhe kundërshtarët e tyre në raundin e dytë, u spikasin takimet Drita – Feyenord dhe Partizani– Basel.

Shkaku që janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, Prishtina, Shkëndija dhe Teuta kanë kundërshtarë më të lehtë.

Llapi, Struga dhe Deçiçi janë eliminuar nga garat evropiane.


Ndeshjet ne turin e dyte te Conference League:

Partizani – Basel (Sui)

Vllaznia – AEL Limassol (Cyp)

Laçi – Univ Craiova (Rum)

Teuta – Inter Esacalades (And)

Shkendija – Fc Riga (Let)

Prishtina – Connahs Quay (Ëel)

Shkupi – Santa Clara (Por)

Drita – Feyenord (Hol)


/Gazeta Olle/

Një trofe të Ligës së Kampionëve dhe dy të Evropës, Feyenoordi klubi më i madh që përballet me një skuadër kosovare në garat ndërkombëtare

Sa para ua sjell raundi i dytë i Ligës së Konferencës klubeve shqiptare