Testohen reflektorët në “Adem Jashari”, shikoni se si duket stadiumi (FOTO)

Janë testuar për herë të parë reflektorët në stadiumin e rinovuar “Adem Jashari”.

Gazeta Olle ka siguruar fotot e testimit të të katër reflektorëve.

Stadiumi është në fazën finale të rinovimit, pas investimeve nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Ai do të jetë gati më 15 qershor, ku më pas do të mund të luajnë ndeshjet ndërkombëtare, Trepça ’89 dhe Prishtina.

reflektorat

“Adem Jashari” do të jetë qerdhja e tyre për takimet në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Stadiumi ka nisur të rinovohet në fillim të muajit maj.

Më datën 8 të këtij muaji, pritet të vije UEFA për ta inspektuar.

reflektorat2

 

FB_IMG_1496684812492