Testohen hendbollistët për Kombëtaren U18

Të shtunën prej orës 11:00 në Gjakovë mbahet testimi i lojtarëve kandidatë për Kombëtaren U18 të Kosovës në hendboll. Në këtë testim janë ftuar 22 lojtarëve të klubeve tona. Testimi do të bëhet nën mbikëqyrjen e selektorit të Kosovës, Bujar Qerimi.

Janë ftuar lojtarë të lindur në vitet 2004 e 2005. Ndërkohë me potencial për vend në Kombëtare janë edhe lojtarët e lindur në vitin 2006 e më të rinj, që janë pjesë e kampit të FHK-së që mbahet po ashtu në Gjakovë. Ata do të vlerësohen nga trajnerët përgjegjës në kamp.

Kombëtarja U18 në muajin e ardhshëm do të garoi në Evropianin e Divizionit B. Testimi i lojtarëve të lindur në vitin 2004 e 2005 do të bëhet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Lojtarët duhet të jenë prezent para orës 11:00.

Nr Emri Ekipi
1 Drin Radoniqi KH Besa Famgas
2 Ermal Mehmetaj KH Besa Famgas
3 Aldijon Cacaj KH Deçani
4 Eriol Dautaj KH Deçani
5 Bleron Cacaj KH Deçani
6 Ardrin Dobraj KH Deçani
7 Shpëtim Metaj KH Istogu
8 Elton Gashi KH Kastrioti
9 Omer Rama KH Llapi
10 Adonis Lushaku KH Llapi
11 Jon Qoqaj KH Prishtina
12 Jon Aliu KH Prishtina
13 Ardit Dema KH Rahoveci
14 Sadri Dragaj KH Trepça
15 Albin Fazliu KH Trepça
16 Luigj Kolaj KH Vëllaznimi
17 Labinot Kërleshi KH Vëllaznimi
18 Erion Hoxha KH Vëllaznimi
19 Flodi Kamberi KH Vëllaznimi
20 Florent Behrami KH Vushtrria
21 Elion Goçi KH Zhegra
22 Hezer Grosha KH Prizreni

Mungoi dy javë në stërvitje, presidenti i Vllaznisë sqaron situatën me Liridon Latifin

Klubi anglez në garë me Getafen për shërbimet e Manaj