Terry kalon te skuadra tjetër e Premierligës, “çmenden” tifozët e Chelseat

Legjenda e Chelseat, John Terry është në kërkim të një skuadre të re, pasi në fund të sezonit të kaluar u largua nga Stamford Bridge.

Sipas The Sun, mbrojtësi anglez është shumë pranë marrëveshjes me skuadrën e Premierligës, Bournemouth.

Terry kishte ofertë edhe nga West Brom, por refuzoi ofertën e tyre prej 120 mijë funteve në javë.

Për shërbimet e anglezit janë të interesuara edhe skuadra të ndryshme nga MLS në SHBA dhe Kina.

Ndërkohë, drejtuesit e Chelseat janë të vendosur që ta transferojnë Romelu Lukakun nga Evertoni gjatë kësaj vere.

Sipas tabloidit britanik, Mirror, kampioni i Premierligës është i gatshëm të paguaj 115 milionë euro për reprezentuesin e Belgjikës.

Duhet theksuar se Chelsea në vitin 2013 e kishte shitur Lukakun te Evertoni për 35 milionë euro. Kjo shitje i kishte hapur rrugë blerjes së Diego Costas nga Atletico Madrid.