Terry-Gerrard, kapitenët vendosin ‘paqe’ në derbi

Chelsea dhe Liverpool kanë luajtur baras 1:1, në kryendeshjen ePremierligës të zhvilluar në “Stamford Bridge”.

Në fakt, kjo ndeshje rezultoi të jetë një sfidë kapitenësh, pasi që John Terry kaloi vendësit në epërsi ndërsa Steven Gerrard barazoi shifrat më vonë.

Barazimi nuk i ndryshon pozicionet e skuadrave në tabelë, ku Chelsea tashmë është shpallur kampion ndërsa Liverpooli i ka thënë lamtumirë objektivit ‘Champions’.