Tërnoci rikthehet te fitoret, mposht me lehtësi skuadrën serbe

Ka përfunduar xhiro e 10-të në Ligën Zonale “Jug” të Serbisë.

Tërnoci është rikthyer te fitoret, pasi në shtëpi mposhti Alakincen me rezultat 3-1, shkruan Gazeta Olle.

Ishte kjo fitorja e tretë për skuadrën shqiptare pas 10-të xhirove të zhvilluara.

“Agallarët” tashmë kanë tubuar 13 pikë dhe gjenden në pozitën e tetë në tabelë.

Padyshim se kjo fitore ngrit edhe më shumë moralin e futbollistëve për ndeshjet në vazhdim. /Gazeta Olle/

Skandal: Tifozët serbë me thirrje nacionaliste dhe raciste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve

McGregor grushton Dj e famshëm italian