Tërnoci rikthehet te fitoret, demolon skuadrën serbe me rezultat të thellë

Ka përfunduar java e pestë në Ligën Zonale “Jug” të Serbisë.

Tërnoci i është kthyer fitoreve, duke triumfuar me rezultat të thellë 5-2 ndaj Vranjska Banja, shkruan Gazeta Olle.

Dominimi i skuadrës shqiptare ishte që nga fillimi i ndeshjes, ku pjesa e parë u mbyll me rezultat 3-1.

Golat për “Agallarët” i shënuan Shpetim Asani (2′), Gentrit Ebibi (25′), Veton Zeqiri (31′) dhe (75′), dhe Kadrush Fetai (86′).

Pas xhiros së pestë, Tërnoci tashmë ka grumbulluar shtatë pikë në tabelë dhe pozicionohet në vendin e shtatë. /Gazeta Olle/

 

Grezda i gëzuar me formën e Dakut: Bravo, djali im i dashur

Daku reagon pas dy golave të shënuar në Superligën e Kroacisë