Tërnoci mposhtet në xhiron e dytë, gjyqtarët luajtën rolin kryesor në disfatën e skuadrës shqiptare në kampionatin serb

Klubi Futbollistik “Tërnoci” është mposhtur në xhiron e dytë në Ligën Zonale “Jug”.

Pas fitores historike në javën e parë, skuadra shqiptare ka pësuar humbje me rezultat 2-1 nga Plantazha, shkruan Gazeta Olle.

Agallarët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, por skuadra serbe e përmbysi rezultatin në 45 minutat e dyta, ku rolin kryesor e kishte gjyqtari i ndeshjes.

Derisa rezultati ishte 1-1 dhe futbollistët tonë ishin duke sulmuar, gjatë një kundërsulmi të ekipit vendas, gjyqtari kryesor akordoi një penallti skandaloze në favor të tyre, të cilët më pas e konkretizuan në gol, duke rrëmbyer tri pikët.

Kujtojmë se skuadra shqiptare në këtë nivel të garave të gjithë kundërshtarët i ka skuadra serbe, dhe duket se përveç tyre do të kenë punë të vështirë edhe ndaj gjyqtarëve, të cilëve i pengon suksesi i madh i Tërnocit. /Gazeta Olle/

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "PUSTA REKA ZVETLOST 0-2 2-3 MORAVAC ORION ZHITORAGJA POLET 3-3 TOPLIÇANIN ÇEKMIN 1-8 ALAKINCE 1-1 PLANTAZHA JEDINSTVO JABLANICA 2-1 MORAVA V.H RADAN 1-0 TERNOCI 2-0 NEBESKI ANGJELLI VRANJSKA BANJA Rezultatet e Xhiros sẽ 2-të Liga Zonale "Jug" 21/22"

Superliga e Kosovës në futboll bëhet me sponsor të ri gjeneral

Mesazhi i Mbappes që po i shqetëson tifozët e Real Madridit