Pasi u promovuan në këtë rang të garave gjatë edicionit të kaluar, Agallarët shënuan fitore me rezultat 3-1 ndaj skuadrës serbe Çekmin, shkruan Gazeta Olle.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-1, ndërsa në pjesën e dytë vendasit e vulosën fitoren edhe me një gol tjetër.
Veton Zeqiri ishte heroi i Tërnocit i cili shpërtheu duke shënuar tre gola.
Një fillim fantastik ky për skuadrën shqiptare e cila përkundër shumë vështirësive po ia del të ketë sukses të madh në Serbi. /Gazeta Olle/