Tërnoci barazon në xhiron e gjashtë, ja në cilën pozitë gjendet skuadra shqiptare

Ka përfunduar java e gjashtë në Ligën Zonale “Jug” të Serbisë.

Tërnoci ka arritur një barazim prej 2-2 në udhëtim te Nebeski Angjelli, shkruan Gazeta Olle.

Ishte ky barazimi i dytë për skuadrën shqiptare në këtë fillim të kampionatit.

“Agallarët” renditen në pozitën e shtatë në tabelë, ku pas gjashtë xhirove kanë grumbulluar tetë pikë.

Kujtojmë se Tërnoci garon në këtë nivel të garave si skuadra e vetme shqiptare ndaj atyre të Serbisë.

/Gazeta Olle/

Ndodh njëra nga vjedhjet më të mëdha në histori të futbollit – bashkëlojtari i Celinës fshihet pas portierit dhe ia rrëmben topin për tu barazuar rezultati

Lojtari dhe pesëshja më e mirë e javës në Superligë