Tërnoci barazon në ndeshjen e tretë kampionale

Ka përfunduar java e tretë në Ligën Zonale “Jug” të Serbisë, atje ku garon skuadra e vetme shqiptare, Tërnoci.

Skuadra jonë ka barazuar në xhiron e tretë ndaj Jablanicës, me rezultat 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Të dy golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e parë, ku fillimisht Tërnoci ishte në disavantazh në minutën e nëntë, por arritën ta barazojnë rezultatin pas vetëm 10 minutave.

Në pjesën e dytë “Agallarët” ishin dukshëm më të mirë, por nuk arritën t’i konkretizojnë rastet e krijuara.

Pas xhiros së tretë, skuadra shqiptare renditen në vendin e tetë me katër pikë të tubuara.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

/Gazeta Olle/

Futbollisti i Kombëtares në formacionin më të mirë të xhiros së kaluar në kualifikimet për “Katar 2022”

Federata greke falënderon FFK-në për mikpritjen e ngrohtë