Tërmet në Spanjë, Osasuna kurdisi ndeshje?

Tërmet i ri në futbollin spanjoll. Prokuroria antikorrupsion ka nisur hetimet për ish-presidentin e Osasunas, Miguel Archanco, i cili dyshohet për kurdisje të ndeshjeve në fund të sezonit të kaluar.

Sipas të përditshmes spanjolle, Marca, bëhet fjalë për një milionë e gjysmë euro, të fituara nga presidenti.

Hetimet janë duke u zhvilluar për katër ndeshje të kurdisura, por jo në të gjitha prej tyre ka gisht Navarre, që prej vitit të kaluar është larguar nga Osasuna, shkruan gazetaolle.com.

Njëra nga këto ndeshje, dështoi pasi njëri nga lojtarët e ekipit kundërshtar kishte refuzuar të implikohet në kurdisje. Osasuna u largua vitin e kaluar nga La Liga.

Gjithnjë, sipas Marcas, Navarros janë duke iu hetuar edhe xhirollogaritë, por duket se ish-presidenti nuk janë arsyetuar parat e të ardhura të fituara nga ai. (Gazeta Olle)