Terim tallet me Holandën

Përzgjedhësi i Turqisë, Fatih Terim, është tallur me Holandën pas sfidës së zhvilluar në shtëpinë e ‘tulipanëve’, duke thënë që i pa vendësit në fushë për herë të parë në minutën e 70-të.

“Unë e pash Holandën duke luajtur për herë të parë në 20 minutat e fundit. U dënuam nga një prekje fatkeqe në sekondat e fundit. Mendoj që e merituam fitoren”, deklaroi Terim.

Ndeshja u mbyll 1:1, me holandezët që e barazuan rezultatin vetëm në kohën shtesë. /Gazeta Olle