Tërhiqet shorti, Kosova bie në këtë grup

Në selinë e Federatës Evropiane të Hendbollit në Vjenë u bë tërheqja e shortit për ndeshjet kualifikuese të fazës së parë për Euro 2018 në konkurrencën e femrave që mbahet ne Francë.

Kosova do te jetë pjesë e grupit B së bashku me kombëtaren e Izraelit dhe Gjeorgjisë. Ndeshjet zhvillohen nga data 9-11 qershor të vitit 2017 në Prishtinë në bazë të shortit të hedhur.

Në grupin A janë Finlanda, Ishujt Faroe dhe Greqia. “Nëse kualifikohet kombëtarja e jonë në rrethin e dytë, ndeshjen e parë do të zhvillon më 27/28.09.2017, të dytën më 29.09.2017, te tretën më 22.3.2018, të katërtën më 24/25.3.2018, ndeshjen e pestë më 30/31.5.2018 dhe te fundit më 02/ 03.6.2018”, bëhet e ditur nga FHK-ja.